
Tashmë të gjithë fermerët që kanë mbi 50 koshere bletë, mund të përfitojnë nga skema e subvencioneve të miratuar nga qeveria. Drejtori i drejtorisë së Bujqësisë së Qarkut Dibër, Novruz Jashari, tha se vonesa e këtij subvencioni ka ardhur si pasojë e disa procedurave, pasi deri tani kosheret e bletëve nuk kanë qenë të matrikulluara, pasi kjo po përdoret për herë të parë këtë vit. Megjithatë, sipas Jasharit, tashmë të gjithë fermerët bletar në të gjithë qarkun Dibër, që kanë kosheret e matrikulluara, mund të aplikojnë në skemën e subvencioneve që nga data 1 Dhjetor. Pra të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar, duhet që menjëherë t’i drejtohen zyrave të Bujqësisë sipas rretheve:
Fermerët bletar në Mat deri tani kanë qenë të paqartë në lidhje me skemën e subvencionit këtë vit, pasi ndryshe nga vitet e kaluara, është dashur që të matrikullojnë të gjitha kosheret.
