E hënë, 29 Prill, 2024

 Financimi i rrugës Ura e Çerenecit – Librazhd, në hapat e fundit të kontratës


Asfaltimi i rrugës nacionale Ura e Çerenecit – Librazhd, por pritet nga mijëra banorë jo vetëm që jetojnë përgjatë kësaj rruge, por edhe nga Bulqiza apo Dibra. Shkurtimi i distancës me jugun e vendit do ta bënte këtë rrugë tepër të frekuentueshme nga qytetarët e Qarkut Dibër. Por prej 8 vitesh ajo pret të asfaltohet në 36 kilometra, pasi pjesa tjetër është asfaltuar. Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, tha se bashkia po e ndjek hap pas hapi procesin e financimit të këtij investimi dhe sipas tij, marrja e kredisë në bankën Botërore nga ana e Fondit Shqiptar të Zhvillimit është drejt fundit. Kjo do t’i hapte rrugë tenderimit e shpalljes më pas të kompanisë për zbatimin e projektit, duke asfaltuar rrugën.  Traseja e kësaj rruge është hapur e gjitha, por ajo vijon të jetë problem për drejtuesit e mjeteve pasi mungesa e asfaltit bën që në të të ketë gropa.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit