E diel, 12 Maj, 2024

Ura mes dy lagjeve te qytetit “rrit shtatin”, del mbi rruge (Video)

t

  Kush kalon me automjet mbi urën mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Kjo për shkak se rruga në të dy anët e saj ka krijuar ulje, duke bërë që bazamenti i urës të jetë më i lartë. Shumë nga mjetet e vogëla pësojnë kontakt me asfaltin duke u dëmtuar nga poshtë. Qytetarët e Bulqizës e sidomos emigrantët shprehen se ky është një skandal i cili zgjat prej vitesh që kur është ndërtuar ura mes dy lagjeve. Ata kërkojnë që autoriteti përgjegjës të ndërhyjë sa më parë e ta zgjidhë këtë problematikë pasi po ju shkaktohen shumë dëmtime tek automjetet, sidomos tek ato të vogëlat. Ulja e rrugës në të dy anët e kësaj ure, sipas drejtuesve të mjeteve mund të rrezikojë gjithë konstruktin pasi ujërat e shiut përfundojnë në këmbët e saj. Një tjetër problematikë mbetet edhe kalimi i kafshëve shtëpijake që kullotin në lagjen e re të Bulqizës. Lopët lëvizin njëherësh me automjetet duke u kthyer në burim aksidenti për të gjithë përdoruesit e urës mes dy lagjeve.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit