E mërkurë, 8 Maj, 2024

Olivia Wilde reagon ndaj deklaratës së Shia LaBeouf: Ai ka energji negative

Olivia Wilde ka deklaruar sërish se ishte ajo që e pushoi Shia LaBeouf nga Don’t Worry Darling.

Pas pohimeve të aktorit se ai u largua nga filmi, regjisorja qëndroi në komentet e saj fillestare për largimin e tij, duke i thënë Vanity Fair se ajo e bëri këtë lëvizje pasi aktorja kryesore e Don’t Worry Darling, Florence Pugh, u shpreh se ndihej në siklet me sjelljen e LaBeouf.

“Kisha përgjegjësi ndaj saj. Ishte e vështirë t’ia thoja, por në një farë mënyre ai e kuptoi.  Ai ka një energji shumë ‘negative ,konfrontuese’ dhe nuk ishte kjo energji që unë kërkoja për prodhimet e mia. Unë vërtet uroj që ai të bëhet mirë sepse mendoj se është një humbje e madhe për industrinë e filmit kur dikush qëështë shumë i talentuar nuk është në gjendje të punojë”,tregoi aktorja.

Wilde foli fillimisht për largimin e LaBeouf nga filmi në një intervistë në Variety më 24 gusht. Aktori i Peanut Butter Falcon, i cili fillimisht u caktua për të luajtur Jack në Don’t Worry Darling, u largua nga filmi në gusht 2020 dhe më pas u zëvendësua nga Harry Styles.

“Ai ka një energji që  unë personalisht nuk besoj se është i favorshëm për filmat e mia ”, tha Wilde për Variety. “Unë besoj se krijimi i një mjedisi të sigurt dhe të besueshëm është mënyra për t’i bërë njerëzit të bëjnë punën e tyre më të mirë. Në fund të fundit, përgjegjësia ime është ndaj produksionit dhe ndaj kastit për t’i mbrojtur ata. Kjo ishte puna ime.”

Shia hodhi poshtë pohimin e Olivia  se ajo e pushoi atë, duke i dërguar një email Variety më 26 gusht që ai ia dërgoi Wilde ku tregon se  u largua nga filmi për shkak të problemeve me provat.

“Unë jam pak konfuz në lidhje me narrativën se jam pushuar. Ne të dy i dimë arsyet e largimit tim,” i shkroi LaBeouf Wilde. “Unë e lashë filmin tuaj sepse aktorët dhe unë nuk gjetëm kohë për të bërë prova.”

Burimi: Lapsi.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit