E mërkurë, 8 Maj, 2024

Mbyllet shkolla 129 vjeçare e Zerqanit

Në të gjithë këtë godinë, janë vetëm 5 fëmijë në kopsht, ndonëse dikur në të mësonin rreth 400 nxënës. Kjo është ish shkolla e mesme e Bashkuar e Zerqanit në Bulqizë, e cila tashmë është në dispozicion të vetëm 5 fëmijëve dhe një edukatoreje.

Ky është viti i parë që në këtë shkollë arsimi parauniversitar nuk zhvillohet, pasi Zyra Vendore Arsimore Bulqizë, ka vendosur që nxënësit t’i transferojë në shkolla të tjera, kryesisht në atë 9-të vjeçare të fshatit Valikardhë. Banorët e Zerqanit thonë se shkolla nuk duhej mbyllur pasi në të kanë dalë kuadro prej dekadash. Ata shtojnë se shkak i uljes së numrit të nxënësve janë bërë politikat jo të mira për të mbajtur të rinjtë pa ikur.

Një pjesë e fëmijëve që dikur mësonin në këtë shkollë shkojnë në shkollën e fshatit Valikardhë. Ata duhet të udhëtojnë rreth 1 orë në këmbë për të shkuar e ardhur nga shkolla. Duke qenë se rruga kalon përmes një masivi pyjor, fëmijët ndjehen të rrezikuar nga kafshët e egra.

Prindërit apo gjyëshërit janë të detyruar që çdo ditë t’i dërgojnë e t’i marrin fëmijët nga shkolla, për shkak se mund të rrezikohen nga kafshët e egra. Ata kërkojnë rihapjen e shkollës së Zerqanit ose të paktën të vendoset furgon për fëmijët.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit