E premte, 17 Maj, 2024

Në Gjoricë të Bulqizës po ikin edhe mosha e tretë

Largimet nga zonat rruale janë bërë vërtetë të pakthyeshme pasi në shumë fshatra kanë mbetur vetëm të moshuarit. Por në Gjoricë të Bulqizës, edhe të moshuarit po ikin pas fëmijëve që jetojnë në vende të ndryshme të botës, por kryesisht në europë.

Ata pak banorë që kanë mbetur aty janë pot ë moshës së tretë, ndërsa ndjehen të pafuqishëm të kultivojnë tokën. Vetë ata shprehen se shkak për largimin masiv të të rinjëve janë bërë kushtet e vështira ekonomike dhe mungesa e perespektivës për të ardhmen.

Në gjithë fushën e Gjoricës mund të shohësh shumë pak njerëz duke korrur të mbjellat e stinës, ndërsa pjesa tjetër e tokës është totalisht djerr. Ata vetë shprehen se shumë banesa nuk kanë asnjë person brenda për shkak se fëmijët kanë tërhequr edhe prindërit në vendet ku jetojnë.

Nga ana tjetër, banorët e Gjoricës në Bulqizë thonë se situata do të shkojë vetëm në përkeqësim pasi kushtet e jetesës në fshat po bëhen akoma më të vështira.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit