Banorët e fshatit Dom e Zall-Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit vijojnë të kërkojnë ndërhyrje tek ura që i lidh ato me rrugën nacionale Klos – Burrel.
Prej vitesh ura tip pasarelë që përdorin qindra banorë të këtyre dy fshatrave ka qenë problematike. Shkak bëhet mungesa e sigurisë për të kaluar në të. Amorizimi i kavove, i shtresës dhe pikave të tjera mbështetëse i ka bërë banorët të pasigurtë tek ju duhet domosdoshmërisht që të kalojnë mbi të.
Vetë banorët dhe drejtuesit e mjeteve i bëjnë apel pushtetit vendor që të ndërhyjë të rrisë sigurinë mbi këtë urë, ose të ndërtohet një urë e re. Mjetet e transportit publik e kryesisht të nxënësve detyrohen që t’i zbresin njerëzit në hyrje të urës për t’i marrë më pas në anën tjetër, kjo për shkak të pasigurisë mbi të.
Ura e Domit është e vetmja mënyrë që banorët të mund të aksesojnë rrugën nacionale Klos – Burrel.
