E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Boshatiset Maqellara, emigrim masiv i popullsisë

Zonat rurale po e ndjejnë më së shumti braktisjen e vendit sidmos këto vitet e fundit. Nëse dikur të rinjtë shihnin shpresë për të ardhmen e tyre në fshat apo ata që ishin emigrant të ndërtonin një banesë, sot braktisja po bëhet përfundimisht. Kjo po ndodh aktualisht në fshatrat përreth Maqellarës në Dibër.

Ata pak banorë që kanë mbetur aty, thonë se kush ka ikur nuk kthehet më, madje ata që janë larguar kanë vendosur në shitje edhe banesat apo tokat e tyre.

Pëllumb Gjoni tregon se braktisja e fshatit ka ndodhur përgjatë 30 viteve, por vitet e fundit braktisja bëhet përfundimisht.

Sipas tij, për shkak të frikës së ju vidhen banesat, po shiten edhe shtëpijat. Shkaqet sipas tij janë të shumta, ndërsa mungesa e ujit vaditës, ujit të pijshëm, kostoja e lartë e proceseve bujqësore, i kanë detyruar të rinjtë e të moshuarit të largohen.

E njëjtta gjë ka ndodhur edhe me fshatin Burim. I vetmi banorë i këtij fshati që ne e takojmë, është Triuf Sala. Edhe ky fshat ka të njëjtat probleme si fshatrat e tjerë.

Banorët që jetonin aty nuk siguronin të ardhura të mjaftueshme ekonomike, ndaj kanë zgjedhur rrugën e braktisjes. Braktisja e fshatrave është fenomen shqetësues në vendin tonë, ndërkohë që rënie të popullsisë po njohin edhe zonat urbane.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit