Problemet me infrastrukturën rrugore, ujin e pijshëm dhe atë vaditës vijojnë të shqetësojnë banorët e shumë fshatrave në Bashkinë Bulqizë.
Një ndër ta është edhe Çereneci i Sipërm. Banorët e mbetur aty ankohen se ju mungojnë shërbimet bazë të pushtetit vendor.
Rruga e fshatit është e degraduar, ndërsa akoma më keq, mungon uji i pijshëm dhe ai vaditës.
Sipas banorëve, këto tre gjëra kërkojnë ata që jetojnë në fshat pasi tokën e punët e tjera i bëjnë vetë. Një tjetër problem që po merr përmasa të mëdha është edhe ai i largimit të banorëve në mungesë të shkollës.
Banorët e Çerenecit kërkojnë që të investohet në rrugë, ujë të pijshëm dhe ujë vaditës pasi vetëm në këtë mënyrë mund të pengohet braktisja e fshatit./btvnews.al
