E enjte, 30 Tetor, 2025

Diamanti i rrallë rozë shitet për 50 milionë dollarë në ankand

Një rekord të ri botëror ka vendosur një diamant i rrallë rozë 11,15 karatësh i cili është shitur për 49,9 milionë dollarë në Hong Kong.

Williamson Pink Star, një diamant oval 59.6 karatë u vlerësua fillimisht 21 milionë dollarë.

“Diamantet rozë janë tmerrësisht të rrallë në natyrë. Më pas shtohen faktorë si të qenit mbi 10 karatë, përsosmëria dhe tipi, e më pas vlera arrin kulmin”, shpjegon drejtuesi i argjendarisë së shtëpisë së ankandeve Sotheby’s.

Diamantet rozë janë shumë të rrallë në tregjet e gurëve të çmuar dhe shumë të kërkuar.

Williamson Pink Star është diamanti i dytë më i madh rozë që shfaqet në ankand. Wenhao Yu, kryetar i bizhuterive në Sotheby’s Asia, e krahasoi diamantin me një vepër të jashtëzakonshme arti, prandaj u ofrua midis ankandeve të artit modern dhe bashkëkohor të Sotheby’s Hong Kong.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit