E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Ujësjellësi bllokon sërish rrugën e Arbrit në Vajkal

Vetëm pak ditë pas përfundimit të punimeve nga ana e firmës për zgjerimin e tombinos në Vajkal të Bulqizë, qarkullimi i mjeteve është mbyllur këtë të premte. Këtë radhë janë bërë punimet e Ujësjellës-Kanalizimeve në Bulqizë.

Specialistët e kësaj ndërmarrjeje kanë hapur një kanal të këtë rrugë për të vendosur një tubacion të ujit të pijshëm që do të furnizojë banorët e lagjes së vjetër të Bulqizës.

Kryetari i Degës Teknike në ndërmarrjen e Ujësjellës – Kanalizimeve Bulqizë, Sami Bruçi tha se punimet do të mbyllen shumë shpejt dhe firma që po ndërton tombinon do të ketë mundësinë e asfaltimit të pjesës së prishur.

Me përfundimin e punimeve për zgjerimin e tombinos në këtë zonë, merr fund problemi i përmbytjeve mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit