E shtunë, 18 Maj, 2024

Beqarët mund të bëjnë takime të reja, mësoni parashikimin e yjeve për sot

DASHI- Ditë pozitive për ndjenjat. Për ata që janë beqarë mund të ketë surpriza të mëdha. Një miqësi mund të kthehet në diçka më shumë. Në punë, nga ana tjetër, nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur me atë që bëni, filloni të konsideroni alternativa dhe shikoni përreth jush. Ka ardhur koha, për të përveshur mëngët.

DEMI- Dita përfshin lajme të mira në dashuri, nga ana tjetër keni një Hënë interesante dhe një Venus të favorshme. Miqësi të reja janë në rrugë e sipër, sidomos për më të rinjtë. Në punë keni shumë ritëm dhe pasion, por ndoshta kjo nuk është ajo që keni dashur dhe ëndërruar.

BINJAKËT- Pritet një rikuperim i fortë në planin sentimental, pas një periudhe vërtet të ndrydhur. Nëse keni pasur ndonjë grindje dhe debat me partnerin, përpiquni t’i sqaroni gjërat dhe zgjidhni sa më shpejt. Në punë mund të bëni propozimet tuaja dhe do të merrni kënaqësi të madhe.

GAFORRJA- Ju pret një ditë shumë pozitive në dashuri, sikurse mund të arrini diçka të veçantë me partnerin tuaj. Në përgjithësi do të jetë një fundjavë kushtuar pasionit dhe erosit, për t’u vendosur në kopertinë. Për ata që janë beqarë, mund t’iu rikthehen dashuritë e vjetra. Në punë, angazhohuni në projekte kreative.

LUANI- Në dashuri ndiheni të qetë, si dhe keni gjetur qetësi dhe vlerësim. Zemrat e vetmuara më në fund mund të shikojnë përreth dhe të kuptojnë se në cilën rrugë të shkojnë. Me pak fjalë, yjet ju ndihmojnë. Lajm i madh në një çështje pune. Mund të filloni projekte ambicioze.

VIRGJIRËSHA- Nuk ndiheni veçanërisht rehat me partnerin tuaj dhe kjo ju vë nën presion. Në punë nuk ju pëlqen të jeni në grup, por preferoni të veproni vetëm. Ndoshta kjo është edhe sepse njerëzit përreth jush nuk janë ata të duhurit për të arritur qëllimet tuaja, ose të paktën kjo është ndjenja juaj.

PESHORJA- Moment pozitiv për ndjenjat, sidomos për ata që janë vetëm prej kohësh. Ju mund të zgjeroni njohuritë tuaja dhe të shoqëroheni me njerëz të rinj, madje edhe në miqësi. Në punë duhet të kuptoni se nuk mund të bëni gjithçka vetëm, gjithashtu mësoni të delegoni.

AKREPI- Me Diellin që të mahnit do të kesh një bukuri të jashtëzakonshme. Përdore nëse duhet të bësh për vete dikë. Në punë, kini kujdes nga marrëdhëniet me personat me të cilët keni pasur probleme, ndoshta ata e kanë zili suksesin tuaj.

SHIGJETARI- Në dashuri jeni të lodhur nga rutina e zakonshme dhe dëshironi diçka të re, veçanërisht nëse keni një lidhje afatgjatë. Shmangni polemikat e panevojshme dhe mos e fajësoni partnerin tuaj nëse nuk mendon si ju për diçka. Në punë keni shumë ide për të realizuar projektet tuaja, kurse kreativiteti nuk ju mungon.

BRICJAPI- Me Afërditën në shenjë mund të ketë mundësi të shkëlqyera për ndjenja, nëse keni qenë vetëm prej kohësh mund të gjeni një shpirt binjak. Në punë është një periudhë stimuluese, mund të nisni bashkëpunime dhe projekte të reja.

UJORI- Beqarët mund të bëjnë takime të reja, pasi yjet ju favorizojnë. Në punë ka një farë konfuzioni, jepini vetes prioritete dhe përpiquni të vazhdoni të punoni me rregull. Nuk mund të mendoni të bëni gjithçka vetë, por është gjithashtu e rëndësishme të dini se si të delegoni.

PESHQIT- Në dashuri mund të ketë grindje me partnerin, edhe për arsye të parëndësishme. Prandaj, përpiquni të jeni të kujdesshëm dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon si duhet. Në punë ka një farë lodhjeje dhe nuk jeni shumë tolerantë. Mundohuni të qëndroni sa më të qetë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit