E shtunë, 4 Maj, 2024

Rama publikon shifrat: Shpifje monumentale e mln eurove, tregon degjenerimin e rublaxhinjve

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas akuzave të shumta për udhëtimeve me avion.

Rama gjithashtu nuk la pa shënjestruar opozitën duke e akuzuar për shpifje, ndërsa ka bërë publike edhe shifrat e shpenzimeve.

“Shpifja monumentale e miliona € për tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë 2010 251.365Lek të reja 2021 64.972Lek të reja”, shkruan Rama.

Kujtojmë se më herët hakerat iranianë publikuan të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama.

Në materialin PDF me 65 faqe ka të dhëna të kreut të qeverisë që kanë të bëjnë me pasaportën, numrin e telefonit, adresën zyrtare ku banon, por edhe udhëtimet e tij jashtë shtetit nga janari 2005 deri në maj 2022.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit