E premte, 17 Maj, 2024

“Po na pushtojnë”, Princ Leka i përgjigjet analistes angleze që është kundër emigrimit të shqiptarëve: Po përmirësojmë shoqërinë tuaj

Emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar janë një nga temat kryesore që po diskutohet jo vetëm nga mediat vendase por dhe nga politika.

Pas deklaratave nga shumë politikanë, së fundmi ka qenë dhe komentatorja e krahut të djathtë Sophie Corcoran, e cila ka thënë se emigrimi i paligjshëm i shqiptarëve duket si pushtim për të.

Kur në vendin tonë hyjnë ilegalisht 40.000 burra kryesisht shqiptarë, Nëse nuk është pushtim, çfarë është?”, shkruan ajo në mediat sociale.

Por ajo ka marrë një përgjigje të papritur nga një personazh jo i zakontë. Ka qenë Princ Leka ai që nuk ka nguruar të kthejë një përgjigje.

Princ Leka shkruan se integrimi i shqiptarëve në shoqërinë e Mbretërisë së Bashkuar është një përmirësim dhe jo e kundërta./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit