E premte, 31 Tetor, 2025

Arrestohet 21-vjeçari shqiptar, ishte pjesë e bandës së drogës në Spanjë

Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Mësohet se banda vepronte në rajonin e Grandës, ku mes të arrestuarve është dhe një i ri shqiptar.

21-vjeçari akuzohet si pjesëmarrës në një organizatë kriminale, prodhim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Mediat në Spanjë raportojnë se gjatë operacionit janë sekuestruar 785 rrënjë kanabis, 45 gramë marijuanë dhe një pistoletë. Grupi kriminal mendohet se i ka rrënjët në Shqipëri dhe se krerët e tij janë dy shtetas të tjerë shqiptarë.

Operacioni ka nisur që tetorin e vitit të kaluar, por se vetëm nën dritën e fakteve të reja u sigurua mandati për kontrollin e ndërtesës ku dyshohej se po rriteshin rrënjët e kanabisit.

Pas mbërritjes së efektivëve në banesë, i riu shqiptar ka tentuar të largohej dhe është arratisur në male. Megjithatë është gjetur nga policia dhe është arrestuar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit