E premte, 31 Tetor, 2025

Do ketë vranësira kalimtare, si parashikohet moti për ditën e sotme

Për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak në relievet malore në verilindje të vendit reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët. Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë luginave.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 16m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 3 deri 15°C, në zonat e ulëta 3 deri 20°C dhe në zonat bregdetare 10 deri 21°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit