Dy deputetët e opozitës Edi Paloka dhe Bujar Leskaj do i mungojnë kuvendit per 10 ditë.
Deputetet janë perjashtuar nga seancat me arsyetimin se kanë shkelur etikën parlamentare.
Vendimi erdhi pas përplasjes në seancën plenare mes tyre dhe kryeministrit Edi Rama.
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për Vlerësimin vendosi të pranojë propozimin e 7 deputetëve të PS-së duke përjashtuar 10 ditë deputetët me arsyetimin se shkelën etikën.
Në shkresën e socialistëve thuhet se dy deputetët shkuan të dehur dhe përdorën gjuhë të rëndë fyese.
VENDIMI
U mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën
Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me fyerjen e etikës parlamentare, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 10.11.2022, nga dy deputetët, z. Bujar Leskaj dhe z. Edi Paloka.
Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro dhe 2 Kundër, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë” për deputetët z. Bujar Leskaj dhe z. Edi Paloka. /btvnews.al
