E premte, 31 Tetor, 2025

Edi Paloka thirrje për t’iu bashkuar protestës së 12 nëntorit: Para se të të shembin shtëpinë…

Në prag të protestës së thirrur nga opozita, deputeti i partisë demokratike dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen nesër në orën 16:00.

POSTIMI I PLOTË:

Dil nesër e protesto ! Mjaft u ankove kafeneve! Mjaft “u revoltove” në fb!
Protesto perpara se të mendosh te largohesh. Ky eshte vendi yne dhe ketu do rrisim femijet tane.

Nuk ka nevoje te protestosh per politikanet. Protesto per vete e per femijet e tu !
Protesto per vjedhjen, dhunimin e poshtrimin qe kjo qeveri te ben cdo dite! Protesto kunder padrejtesive e arrogances!

Protesto kunder nje qeverie e nje kryeministri qe jo vetem te vjedh per luksin e tij personal , po pasi te vjedh e te dhunon edhe tallet e kerkon te te poshtroje!
Protesto perpara se te te vijne tek dera per te te shembur shtepine apo biznesin; perpara se te biesh viktime e krimit apo e policise se krimit ; perpara se femijet e tu te mbetur pa shkolle e pa pune te marrin rruget e emigrimit…

Protesto nëse nuk do që të trajtohesh si skllav nga qenie pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe, bedele te pafytyrë që qëndrojne ne krye te shtetit me voten qe ta kane vjedhur ose blere per nje cope buke e tani kerkojne te te marrin gjithshka te ka mbetur!

Protesto nesër me 12 nëntor, ora 16.00

Protesto…

/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit