Policia gjermane ka vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar. Sipas mediave vendase bëhet me dije se në pranga ka rënë Rismir Hoxha.
27-vjeçari shqiptar është cilësuar nga autoritetet si bosi i bandës së drogës në Neumunster. Hoxha është parë se përdorte makina luksoze, të parkuara përpara një blloku të rrënuar banesa, thuajse çdo javë të ndryshme.
“Gjithmonë kishte makina të bukura”, thotë një banor i zonës.
Ndërsa një nga qiramarrësit e shqiptarët thotë se dyshonte se ishte një njeri i përfshirë në trafikun e narkotikëve. “Me sa duket ishte një peshk i madh në biznesin ndërkombëtar të drogës”, ka thënë ai./btvneës.al
