Policia në Itali në orët e para të mëngjesit të së premtes kanë finalizuar një operacion anti-drogë. Mediat vendase bëjnë me dije se operacioni i pagëzuar “Big Bag” është finalizuar me arrestimin e 8 personave, ku mes tyre është prangosur dhe një shqiptar.
Bëhet me dije se shqiptari është përgjegjës për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen për qëllime përfitimi.
Sipas mediave në Itali, i riu shqiptar është identifikuar me inicialet D.D.. Mbi 60 efektivë policie morën pjesë në operacion nga e gjithë provinca, dy njësi qensh kundër drogës dhe një për kërkimin e armëve dhe eksplozivëve nga njësitë e qenve të Torreglia dhe Laives.
Autoritetet kryen 16 kontrolle kundër të dyshuarit kryesorë dhe blerës të marijuanës dhe kokainës në provincën e Pordenone dhe Trieste, gjithashtu me mbikëqyrjen nga helikopteri i karabinierëve të 14-të Elinucleo të Bellunos.
Në përfundim të operacioni janë sekuestruar 21 kilogramë marijuanë, 165 gram kokainë, 60 gram hashash dhe para që dyshohet se janë rezultat i shitjes së narkotikëve./btvnews.al
