Kryetari i bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij plagosen me thikë.
Autorin i identifikuar nga policia është shtetasi Erges Xhelili, ish-punonjës IT i bashkisë së Divjakës.
Të plagosurit nga ky sulm janë dërguar me urgjensë në spitalin e Lushnjës, teksa policia ka nisur hetimet.
Kryetari i bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi është goditur me thikë në shpatull dhe në krahë. Mes tij dhe autorit ka pasur fillimisht një debat të ashpër, që ka degjeneruar më pas në sherr fizik dhe Xhelili ka qëlluar Kokoneshin me thikë. Shoferi i tij ka ndërhyrë për t’i ndarë, por është goditur dhe ai. /btvnews.al
