E shtunë, 27 Prill, 2024

“Tentova të vras veten!”, sipërmarrësi në protestën e opozitës: Tatimet më vunë 45 mln Lekë gjobë

Në protestën e organizuar sot nga opozita, mori fjalën dhe një sipërmarrës. Nazif Tivari u shpreh se ka tentuar vetëvrasjen, pas gjobës së vënë nga Tatimet.

Ai tha se kanë qenë gruaja dhe djali që e  kanë shpëtuar, pasi ishte i vendosur që të vriste veten pasi nuk mund të paguante dot gjobën e majme.

Kam fabrika qumështi sot me zor mbledh 600 litra qumësht, është qumështi pluhur që vjen. Duhet të punojnë fermat e bujqësia jonë.

I them Edi Ramës sot nuk do isha këtu, do isha në botën tjetër se Tatimet për 2 fermerë me 7 lopë me kanë vënë 45 mln lekë gjobë dhe unë doja t’i jepja fund jetës. Jetën e kam nga djali e gruaja ime. Ju them të ecim para”, u shpreh Tivari./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit