E shtunë, 18 Maj, 2024

Peshkopi: Sherr në gjimnazin “Said Najdeni”, roja konfliktohet me dy vëllezërit

Një sherr i momentit ka degjeneruar në dhunë fizike. Sherri ka ndodhur mes rojës së gjimnazit “Said Najdeni” të qytetit të Peshkopisë dhe një gjimnazisti.

Gjimnazisti i moshës 21- vjeç është përplasur fillimisht me fjalë me rojën e shkollës, i cili ka reaguar ashpër ndaj adoleshentit duke e goditur atë me grushta.

Në ndihmë të 21 vjecarit ka ardhur vëllai i tij i gjendur aty pranë. I riu pas fjalëve ofenduese është konfrontuar fizikisht me rojën e shkollës dhe e ka qëlluar me grushta.

Ne vendngjarje kanë arritur uniformat blu që arrestuan në flagrancë personat e përfshirë në sherr.

Njoftim i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin K. E., 45 vjeç, rojë i një shkolle të mesme, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. T., 21 vjeç, nxënës i shkollës së mesme.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. T., 27 vjeç, banues në Dibër (vëllai i 21-vjeçarit), pasi është përfshirë në konflikt dhe ka goditur rojen.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. E. (vëllai i rojës së shkollës), pasi ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër, ku ishte shoqëruar vëllai i tij, pas konfliktit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit