E enjte, 9 Maj, 2024

Gafa e pafalshme, Holanda ngatërron flamurin dhe pozon me atë të kampionëve të Botës

Një gafë e pafalshme i ka ndodhur kombëtares së Holandës.

Ekipit të drejtuar nga Luis Van Gal i ka ndodhur e papritura, teksa në fundin e stërvitjes në Dubai kanë takuar disa tifozë të tyre ku kanë ndalur edhe për të pozuar së bashku të gjithë.

Në momentin e fotos është ngatërruar flamuri i Holandës me atë të Francës, duke parë edhe ngjashmërinë e tyre nga ngjyrat, por me vija horizontale.

Ky ngatërrim i flamurit me atë të kampionëve në fuqi të Botës, shkaktoi të qeshura dhe humor nga futbollistët.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit