E shtunë, 18 Maj, 2024

“Shfaqën shenja nervozizmi”, arrestohet 29-vjeçari shqiptar dhe gruaja e tij teksa po transportonin 9 kilogram heroinë

Një 29-vjeçar shqiptar dhe bashkëshortja e tij 28-vjeçare, janë arrestuar në flagrancë në Itali, teksa po transportonin me mjetin e tyre rreth 9 kilogram heroinë.

Policia Italiane bën me dije se për dy shqiptarët kishte informacione dhe kanë organizuar një operacion për kapjen e tyre.

Mësohet se nga kontrolli që u zhvillua në makinën e tyre Volkswagen Polo u janë  gjetur edhe 33 mijë Euro cash.

Kur policia ndaloi shqiptarin dhe bashkëshorten e tij, ata shfaqën shenja nervozizmi dhe kjo detyroi oficerët që të ushtronin një kontroll të imtësishëm. Teksa oficerët po kontrollonin mjetin ata janë shprehur se do shkonin për vizitë tek një i afërm, por në mjet u gjet droga.

Në përfundim të aksionit, i riu u arrestua dhe u la në burg, ndërsa gruaja e tij për shkak dhe të fëmijës së mitur, do të hetohet në gjendje të lirë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit