E shtunë, 18 Maj, 2024

“Populli opozitar do mbushë sheshet” Në datën 6 dhjetor liderëve të BE-së do ju tregojmë se po vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit komunist.

Në një deklaratë për mediat Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Shqipëria është në 4 vendet ndër Vietnamin komunist në indeksin e zbatimit të ligjit.

Berisha: Është një qëndrim kryekëput pro evropian, një qëndrim që synon t’i thotë Europës se krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas politikave të shpopullimit që shndërruan shqiptarët në kombin e gomoneve, krahas regjimit të monizmit të plotë që ka degdisur Shqipërinë 4 vende ndër Vietnamin komunist në indeksin e zbatimit të ligjit, t’u rikujtojmë ne se ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë, është dhe një popull i tërë i fuqishëm opozitar që do mbushë sheshet, rrugët nga e gjithë Shqipëria në mbrojtje të idealeve dhe ëndrrës europiane shqiptare. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit