E shtunë, 18 Maj, 2024

Përmbytjet në veri të vendit, mësimi në 14 shkolla do të pezullohet edhe për nesër

Mësimi në 14 shkolla në zonat e prekura nga moti i keq në veri të vendit do të pezullohet edhe për ditën e nesërme.

Vendimi është marrë ditën e sotme nga Ministria e Arsimit dhe është njoftuar nga ministrja Evis Kushi me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Kushi sqaron se orët e humbura do të zëvendësohen në javët në vijim, pasi këto ditë është e pamundur që të zhvillohet mësimi pasi rrugët kanë prezencë të shtuar uji.

NJOFTIMI I PLOTË I MINISTRES

Sot në Ministrinë e Arsimit, së bashku me grupin drejtues për përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet, rivlerësuam kushtet e shkollave dhe mundësitë për rifillimin e procesit mësimor.

Edhe pse situata në përgjithësi paraqitet e përmirësuar, në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore. Për këtë arsye në 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës, mësimi do të pezullohet edhe për ditën e nesërme. Nga këto shkolla vetëm njëra prej tyre është shkollë qendër, ndërsa 13 të tjerat janë shkolla vartëse.

Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë; Shkolla “Theth”, Shalë; Shkolla “Gimaj”, Shalë; Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh; Shkolla “Palaj”, Shosh; Shkolla “Nicaj”, Shosh; Shkolla “Kir”, Pult; Shkolla “Kasnec” , Pult; Shkolla “Pog” , Pult; Shkolla “Bruçaj”, Pult; Shkolla “Plan” , Pult; Shkolla “Maja e Thanës” , Pult; Shkolla “Xhan” , Pult; Shkolla “Kuc” , Pult.

Strukturat tona arsimore vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkitë dhe shtabet e emergjencave të ngritura nëpër qarqe.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të marrë të gjitha masat e nevojshme për zëvendësimin e orëve të humbura në javët në vijim./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit