E martë, 23 Prill, 2024

Sot është dita e njësimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, çfarë ndodhi në 22 nëntor 1908 në Kongresin e Manastirit?

Alfabeti shqip u njësua gjatë Kongresit të Manastirit mes datave 14 nëntor – 22 nëntor të vitit 1908 dhe është mbajtur një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë lloje alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet. Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë.

Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjetë e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues.

Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit