E premte, 29 Mars, 2024

Do keni probleme në dashuri, parashikimi i horoskopit për sot

DASHI- Ata që janë beqarë duhet të bëhe gati të përjetojnë emocione të mëdha. Në fakt priten risi në fushën sentimentale. Mund të takoni një shpirt binjak, ose ndoshta të vendosni të argëtoheni. Në punë riktheheni në plan të parë, pas një periudhe të vështirë.

DEMI- Një person i dashur është i sëmurë dhe kjo ju bën të shpërqendroheni si dhe ju largon nga të gjitha problemet personale. Ndaj bëjini gjërat me qetësi sepse nuk jeni të koncentruar.

BINJAKËT- Në dashuri gjërat nuk ju shkojnë ashtu siç dëshironi dhe kjo ju bën të vuani. Përqendrohuni në diçka tjetër, sepse nuk është një kohë e mirë për ndjenja. Edhe në vendin e punës, në fakt është më mirë të mos e teproni prandaj merreni gjithçka me detaje.
GAFORRJA- Duhet të mësoni të hiqni dorë nga e kaluara dhe të mos ekspozoni shumë veten. Sidomos në dashuri është e kotë të vajtoni për qumështin e derdhur. Jini të hapur ndaj të rejave, ndaj marrëdhënieve apo edhe njohurive të reja. Edhe vetëm për një natë. Në punë, shfrytëzoni momentin, gjithçka do shkojë mirë.
LUANI- Në dashuri këshilla është të mos shkoni shumë larg. Shmangni konfrontimet, veçanërisht me partnerin tuaj. Është një kohë mjaft me fat në sektorin profesional. Por keni shumë angazhime të tjera për të menduar.

VIRGJIRËSHA- Të dashur Virgjëresha, ka nga ata që ju bëjnë të humbni durimin. Mbajeni larg, sidomos në dashuri. Nga ana tjetër do të keni disa mundësi të shkëlqyera. Keni një bukuri të pazakontë. Në fushën profesionale keni aftësi dhe vendosmëri për të kapërcyer vështirësitë.

PESHORJA- Peshore e dashur, kërkoni më shumë dialog me partnerin tuaj. Ju mund të zgjidhni keqkuptimet e krijuara për një kohë të gjatë. Edhe në punë keni mundësi të mira, mund t’i hapni vetes angazhime dhe mundësi të reja.

AKREPI- Të dashur Akrepa, mund të filloni të mendoni për diçka të re veçanërisht nëse jeni vetëm. Sidoqoftë, duhet të zgjidhni disa gabime në punë.

SHIGJETARI- Keni kapërcyer me sukses disa tensione në dashuri, ndërsa në punë kjo është koha e duhur për të filluar që të mendoni mbi ndryshimet. Ndoshta ju duhen detyra të reja ose thjesht duke kërkuar për një mjedis më stimulues.

BRICJAPI- Mund të përqendroheni më tepër në rikuperimin e një romance. Forca juaj reflektohet edhe në nivel profesional, prandaj këshilloheni që të vazhdoni qëllimet tuaja dhe e sigurt është se nuk do të zhgënjeheni.

UJORI – Mund të jetë mundësia e duhur për të bërë një takim të papritur. Momenti është i favorshëm edhe në vendin e punës, prandaj mos hezitoni: zgjidhni më të mirën situatën.

PESHQIT- Ndaloni dhe mendoni se çfarë dëshironi me të vërtetë nga një marrëdhënie. Duhet të dinin se, është koha për të menduar më thellë. Puna në këtë periudhë është e tensionuar. Angazhime të shumta por kënaqësitë nuk do mungojnë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit