E enjte, 28 Mars, 2024

Meta ”shtrëngon” profilet e adoleshentëve në Facebook dhe Instagram, fëmijët nën 18 vjeç do të kenë një konfigurim më privat

”Meta” shtrëngon profilet e adoleshentëve për të “promovuar përvoja të sigurta dhe të përshtatshme për moshën” në Facebook dhe Instagram.

Kjo u njoftua nga e njëjta kompani e cila shpjegon se si nga sot të gjithë fëmijët nën moshën 18 vjeç do të kenë një konfigurim më privat të vendosur si parazgjedhje kur të regjistrohen në Facebook.

Po ashtu po punohet për të ndalur përhapjen e imazheve intime të adoleshentëve në internet, veçanërisht kur ato përdoren për t’i shantazhuar, të ashtuquajturat “sextortion”.

Kompania inkurajon adoleshentët tashmë në platformë që të zgjedhin më shumë cilësime private.

Në lidhje me ‘zhvatjen’, atëherë Meta njofton se po bashkëpunon me Qendrën Kombëtare kundër shfrytëzimit dhe zhdukjes së të miturve (NCMEC) për të krijuar një platformë globale për adoleshentët që kanë frikë se imazhet e tyre intime mund të shpërndahen për publikun në platformat online pa pëlqimin e tyre.

”Kjo platformë mund të përdoret nga kompani të tjera në sektorin e teknologjisë”, sipas kopanisë.

Së fundmi, ndër masat Meta po teston mënyrat për të mbrojtur të rinjtë nga mesazhet e të rriturve të dyshimtë me të cilët nuk janë të lidhur, si për shembull mos shfaqja e tyre në rubrikën “Njerëzit që mund të njihni”.

Kompania gjithashtu inkurajon adoleshentët të raportojnë llogaritë pasi kanë bllokuar dikë dhe u dërgon atyre alarme sigurie me informacione se si të shmangin mesazhet e papërshtatshme nga të rriturit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit