E enjte, 25 Prill, 2024

Pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës është arrestuar në Selanik, Greqi.

Policia greke gjatë kontrollit të banesës ka gjetur tri çanta të mëdha sportive me mbetje marijuane, si ato që përdoren për kalimin e drogës nga kufiri gjelbër, por bosh.

Megjithatë policia sekuestroi 1 kg 740 gram marijuanë, 3 qese me 33.5 gram kokainë, 1 pistolete me ajër, 1 jelek antiplumb, 4 peshore elektronike dhe 1 peshore mekanike, pajisje paketimi, 9000 euro dhe 3 celularë. Shqiptari 34 vjeç është arrestuar, ndërkohë në pranga kanë rënë dhe dy grekë bashkëpunëtorë 26 dhe 44 vjeç. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit