E premte, 26 Prill, 2024

Rita Ora sensuale në fotot e fundit, vëmendjen e merr komenti në shqip i mamasë së këngëtares

Rita Ora, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku nuk mungojnë fotot apo videot provokuese dhe seksi.

E kështu ka bërë edhe së fundmi, ku me miliona ndjekësit e saj ka ndarë një set fotografik mjaft seksual. Teksa ka marrë pëlqime dhe komplimente pafund, vëmendjen më të madhe e mori pikërisht komenti i mamasë së saj, Vera Ora.

Kjo e fundit njihet për komentet tipike të një mamaje shqiptare dhe herë pas here i shkruan në gjuhën shqipe.

Vera Ora i vuri në dukje këngëtares shqiptare se është ulur me këpucë në divan, teksa në komente shkruan: “Qy me kpuca ne kauq, s’po ndigjon”, shoqëruar sigurisht me të qeshura. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit