E mërkurë, 17 Prill, 2024

Përmbytjet “dje dhe sot”/ Kryeministri Rama: Në kohën e PD ndodhën nga dora e robit!

Kryeministri Edi Rama në interpelancë me deputetin e PD, Ferdinand Xhaferri për çështjen e përmbytjeve, solli shifrat në kohën kur përmbytjet ndodhnin në kohën e PD dhe tani.

Sipas Ramës, përmbytjet në kohën e PD ndodhin për shkak të keqmenaxhimit, duke thënë se në atë kohë shifrat ishin shumë herë më të larta se sot.

“Janë faktet që flasin shumë qartë, ai sinkron është nxjerrë nga një moment katastrofa për Shkodrës dhe për gjithë zonën e veri perëndimit, si rezultat i keqadministrimit skandaloz, korruptiv të kaskadës.

Po i referohem shifrave të bashkisë Shkodër, jo të qeverisë, e cila dihet botërisht që nuk influencohet nga qeveria jonë. Në atë kohë kur unë kam thënë atë janë përmbytur mbi 25 mijë ha, vetëm në zonën e Shkodrës, nga të cilat 14 mijë kanë futur brenda edhe qytetin e Shkodrës në atë kohë.

Ndërkohë që prapë referuar bashkisë Shkodrës, sipërfaqja e përmbytur ka qenë 1458 ha. Këtë herë nuk ka lidhje me kaskadën dhe 4 mijeshën që sollët ju është e sakta, por nuk është vetëm për Shkodrës, por edhe për Lezhën

Zonat të cilat shumë më pak se më parë, se ka punuar bashkia

Ka një problem me zonën e ish kënetës, sepse është ndërtuar nën kuotë. Pyetja juaj që nëse qeveria ka menduar ti zhvendosë, kjo vlen për shumë vende, jo vetëm në Shkodër, kjo bëhet duke bashkëpunuar se bashku.

Për të ardhur tek banorët e prekur. Mbi 68 mijë banorë të prekur nga shifrat e bashkisë Shkodër, ndërsa sot 130 qytetarë të evakuuar, nga 14 mijë në atë kohë.

Ne kemi pasur shumë më tepër përmbytje, kur nëpër botë përmbytjet ishin gjë e rrallë. Sot ato ndodhin, por që të kthehemi përsëri që ka përmbytje e përmbytje, sepse kur kam folur atje përmbytja ka qenë e robit jo e zotit. Uji në përmbytjen e atëhershme vajti deri në çati dhe prekur sipas bashkisë Shkodër 6130 shtëpi. Po bashkia e Shkodrës këto ditë thotë që ka pasur 30 shtëpi.

Nëse unë marr kamerën e iphonit tim dhe fus në një vrimë me ujë këtu në të djathtë të korridorit mund të simuloj një përmbytje globale.

Në këtë rast nuk flas unë, por flet bashkia e Shkodrës që drejtohet jo nga PS, por nga më të flaktit e më të përvëluarve të asaj që dikur quhej PD”,-deklaroi Rama.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit