E shtunë, 4 Maj, 2024

Tabela- Dimri këtë javë vjen zyrtarisht, mësoni si do të jetë moti

Kjo javë, e cila përkon dhe me ardhjen e dimrit meteorologjik do të mbartë me vete ndryshime nga dita në ditë.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak, deri në mesjavë do të mbizotërojnë vranësirat dhe kthjellimet. Më tej, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar kryesisht në jug të vendit.

Reshjet e dëborës, do të rikthehen në male me intensitetet të ulët e lokalisht mesatar në alpe.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. Ditën e mërkurë deri 4 ballë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit