E premte, 3 Maj, 2024

VIDEO – Inaugurohet lapidari për rezistencën e dibranëve ndaj pushtuesit otoman

Në ditën e 78-vjetorit të Çlirimit të vendit, Bashkia e Bulqizës ka përuruar lapidarin e ndërtuar në nderim të sakrificës së popullit dibran në luftën kundër pushtuesit otoman.

Lapidari është vendosur në Gjoricë aty ku është zhvilluar beteja më e madhe kundër pushtuesve turq 178 vite më parë. Lufta nisi pas reformave antipopullore dhe antishqiptare të Tanzimatit të Sulltan Abdyl Mexhidit, që e rënduan jetën ekonomike dhe sociale të shqiptarëve.

Pikërisht për të ngulitur në memorie këtë ngjarje të madhe, Bashkia e Bulqizës vendosi të ndërtojë një lapidarë.

Të pranishëm në këtë eveniment inaugurimi por edhe homazhi ishin drejtues të Bashkisë Bulqizë, deputet të zonës, drejtues të këshillit të qarkut, të organizatës së veteranëve të LANÇ Bulqizë etj.

Në fjalën e tyre të rastit, drejtuesit e këtyre institucioneve thanë se është e rëndësishme që historia të transmetohet nga brezi në brez. Drejtuesit lokal thanë se ky lapidar do të jetë në vazhdim një vend homazhi në ngjarje historike si pavarësia e çlirimi i vendit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit