E premte, 19 Prill, 2024

Bulqizë: Gjendet nga familjarët një person i pajetë

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Trebisht të Bulqizës.

Nga informacione zyrtare mësohet se rreth orës 13:30 është gjetur nga familjarët një shtetase e pajetë rreth moshës 40-vjeçe, e cila dyshohet se ka varur veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Me datë 01.12.2022, rreth orës 13:30, në fshatin Trebisht është gjetur nga familjarët pa shenja jete një 40-vjeçare, e cila dyshohet se ka varur veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga depresioni. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit