E premte, 17 Maj, 2024

Sali Berisha: Përshëndes presidentin gjerman Steinmeier, e falënderoj për kujdesin që tregoi ndaj Nishanit

Një përshëndetje të përzermërt presidentit Steinmeier për këtë vizitë në vendin tonë.

Presidenti vjen këtu si mik dhe kryetar i një shteti që ka ndihmuar Shqipërinë nga viti 90 deri me sot me mbi 1 miliardë e 300 milionë euro.

Një vend që ka mbështetur Shqipërinë në të gjithë përpjekjet e saj për të vendosur demokracinë dhe ekonominë e tregut.

Si ministër i Jashtëm, ai ka mbështetur çlirimin e Kosovës së bashku me qeverinë e vendit të tij.
Interesi i tij për Shqipërinë dhe shqiptarët ka qenë gjithmonë prezent.

Kam mirënjohje për kujdesin e tij njerëzor tejet të çmuar që tregoi për presidentin Bujar Nishani në momentet më kritike të jetës së tij.

Me këtë rast, i shpreh mirënjohjen më të thellë për aktin dhe gjestin e tij shumë njerëzor në mbështetje të përpjekjeve të presidentit Nishani në sëmundjen e tij.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit