E enjte, 25 Prill, 2024

VIDEO – “Situata deri tani nën kontroll, kemi kërkuar gatishmëri”, Prefekti i Dibrës flet për përgatitjet për stinën e dimrit

Si kryetar i Shtabit të Mbrojtjes Civile për Qarkun Dibër, prefekti Nexhbedin Shehu ka kërkuar mobilizim dhe marrjen e masave të nevojshme për kompanitë kontraktore dhe pushtetin vendor, për përballimin e situatave dimërore.

Prefekti Shehu tha se të gjitha kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale apo rurale ju është kërkuar gjendja e mjeteve borëpastruese si dhe kripa që mund të përdoret në rastet e ngricave.

Po ashtu, Shehu shtoi se e njëjta kërkesë i është bërë edhe të gjitha bashkive në qark, që të mos gjenden të papërgatitura kur të bjerë dëborë. Sipas Prefektit të Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu aktualisht situata paraqitet e qetë, pas disa problemeve që u shkaktuan ditë më parë nga shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë vendin tonë.

Reshjet e borës në Qarkun Dibër çdo vit shkaktojnë probleme, kryesisht në zonat e thella malore, por edhe në rrugët kombëtare./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit