E diel, 19 Maj, 2024

Katar 2022 – Uruguait nuk i mjaftoi fitorja kundër Ganës, eliminohet nga Kupa e Botës

Uruguai e mbylli aventurën në Katar 2022 me një fitore kundër Ganës. Amerikano jugoret dhe afrikanët kanë zhvilluar ditën e sotme një ndeshje spektakolare dhe plot emocione.

Suarez me shokë arritën që të gjenin rrugën e rrjetës dy herë në këtë ndeshje dhe shpresonin se do të kualifikoheshin për në fazën e 1/16.

Pak minuta nga fundi i ndeshjes ishin drejt vijim të rrugës, por një gol i Koresë së Jugut në sfidën kundër Portugalisë ktheu gjithçka përmbys.

Edhe pse të besuarit e Alonsos provuan që të shënonin golin e tretë në këtë sfidë që mund t’iu jepte të drejtë të vijonin rrugën në Katar 2022, për shkak të golavarazhit, nuk arritën dot.

Kjo fitore e tyre sot nuk ishte e dobishme aq sa duhet, pasi ata tashmë do të kthehen në shtëpi duke ndërprerë këtu ëndrrën. Në këtë grup në fazën e 1/16 do shkojnë Portugalia dhe Koreja e Jugut./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit