E hënë, 20 Maj, 2024

Rikthehet gjyqi i shekullit? Amber Heard apelon vendimin në favor të Johnny Depp

Historia e Amber Heard dhe Johnny Depp mund të përfundojë sërish në një sallë gjyqi. Disa muaj pasi Depp fitoi gjyqin me ish-gruan e tij, dhe tashme pret nga Heard 10.4 milionë Dollarë, kjo e fundit ka apeluar këtë vendim.

Aktorja kërkon hakmarrje duke apeluar vendimin dhe duke kërkuar një gjyq të ri, siç bëjnë me dije mediat ndërkombëtare.

Mësohet se avokati i Heard argumenton se gjyqi u zhvillua në shtetin e gabuar (Virxhinia) kur duhej të zhvillohej në Kaliforni, ku të dy paditësit janë banorë.

Ai gjithashtu kundërshton vendimin e gjyqtarit për të përjashtuar disa nga provat, duke përfshirë shënimet e psikologëve që dokumentojnë abuzimin e supozuar. Në bazë të këtyre dhe konsideratave të tjera, kërkohet që vendimi të shfuqizohet ose me refuzimin e kërkesave të Depp ose me një gjykim të ri./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit