E premte, 3 Maj, 2024

Shqiptari vret me plumb në kokë të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Xhelozia e “sëmurë” dhe kokaina bënë që banakieri 23-vjeçar shqiptar të vriste partneren e tij 19-vjeçare, po shqiptare dhe më pas të thërrasë policinë dhe të dorëzohet. Ngjarja e rëndë mendohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit në banesën ku çifti jetonte në Kaminia, Pire.

Mediat greke shkruajnë se gjatë një debati mes çiftit, i riu shqiptar duke qenë nën ndikimin e drogës, konkretisht kokainës ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve dhe ka qëlluar dy herë në kokë bashkatdhetaren e tij 19-vjeçare. Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë ka lajmëruar policinë dhe efektivët sapo mbërritën në vendngjarje dhe vunë në pranga.

Autori 23-vjeçar punonte në një lokal nate në Pire, ndërsa 19-vjeçarja punonte në një klub nate në Kallithea. Autori ka qenë dhe më parë i shoqëruar në polici pas një zënke që ka pasur me partneren dhe ka deklaruar para autoriteteve se konflikti ka ndodhur për shkak se ai është xheloz për 19-vjeçaren.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit