E premte, 3 Maj, 2024

Ymer Barçi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Matit.

Ditën e sotme Ymer Barçi prezanton kanditaturën për primare në bashkinë Mat ku shpalosur programin e tij.

Barçi tha se: Zhvillimi vjen duke përdorur me transparencë dhe efektivitet fondet publike,duke luftuar korrupsionin, duke kryer investime në sektoret jetike të ekonomisë, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, të vaditjes, kullimit e mbrojtjes së tokës, duke mbështetur shkollat, artin, kulturën, sportin dhe jo duke kryer investime luksi e pa efektivitet.

Deklarata e Ymer Barçit:

Të dashur demokratë, anëtarë e simpatizantë

Të dashur matjanë!

Të nderuar zonja dhe zotërinj!

Unë jam Ymer Barçi dhe kam pranuar kandidimin në primare të PD-së për kryetar bashkie në Mat me besimin e plotë në fitore, sepse kam arsimimin e duhur, nivelin profesional e eksperiencë në drejtim dhe kontribute në Partinë Demokratike.

Jam ekonomist dhe jurist në profesion.

Unë kandidoj me besimin te Partia Demokratike! E dua dhe di ta dua vendin tim!

Kam ide të qarta për zhvillimin e Matit.

Dua të kontribuoj në zhvillimin e bashkisë, që të ndalojmë hemorragjinë e largimit të të rinjve, të ngjallim shpresën se ky vend bëhet dhe ka mundësi për jetesë, sepse ka burime njerëzore dhe natyrore të mrekullueshme!

Zhvillimi vjen duke përdorur me transparencë dhe efektivitet fondet publike,duke luftuar korrupsionin, duke kryer investime në sektoret jetike të ekonomisë, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, të vaditjes, kullimit e mbrojtjes së tokës, duke mbështetur shkollat, artin, kulturën, sportin dhe jo duke kryer investime luksi e pa efektivitet, duke harxhuar fondet publike në fasada, hap e mbyll sheshin në qendër, e ndërto grumbuj betoni, duke dëmtuar trashgiminë dhe urbanistikën e qytetit të Burrelit dhe gjithë fshatrave të Matit, e duke vështirësuar aktivitetin e bizneseve dhe dëmtuar jetën ekonomike të qytetit e kthyer në një qytet-azil.
Do të ulim taksat vendore dhe do të mbështesim bizneset e reja.

Une jam për punësime efektive dhe jo punësime parazitare të patronazhistëve.

Unë vlerësoj dhe respektoj dinjitetin njerëzor!

Demokratët bëjnë beteja për dinjitet!

Unë vlerësoj dhe besoj tek intelektualët matjanë.

Fatkeqësisht, në shumë raste kanë qenë të detyruar bëhen vartës të disa drejtuesve pa integritet dhe pa arsimin e duhur.

Me fitoren e PD-së do ndalojmë neperkembjen dhe përçmimin e tyre.

Unë vlerësoj dhe do mbështes të persekutuarit politik, qytetarët në nevojë, punësimin me përparësi të grave dhe të rinjve, vlerësimin e talenteve dhe kontributin e artistëve e sportistëve matjanë.

Për ne, qytetarët janë të parët! Banorët janë të parët! Përmirësimi i shërbimeve ndaj banorëve është prioriteti ynë!

Të nderuar demokratë e simpatizantë, ju ftoj te merni pjese masivisht ne primaret e 4 dhjetorit, t`i jepni jetë procesit demokratizues të përzgjedhjes se kandidatëve dhe më jepni mbështetjen që t`ju çoj drejt fitores më 14 maj.

Më hapni derën e kandidimit, t`ju hap demokratëve dhe gjithë matjanëve derën e bashkisë.

Unë e mund Agron Malaj-n dhe çdo kandidat të Rilindjes!

Demokratët janë të pathyeshëm! /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit