E premte, 26 Prill, 2024

Katar 2022 – Franca prek çerekfinalen, fiton bindshëm me Poloninë

Franca është çerekfinalistja e radhës në Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar. Skuadra e Deshamps bindi me lojë dhe rezultat në këtë ndeshje.

Golat për “gjelat” u shënuan nga Giroud dhe Mbappe, i cili realizoi dy herë.

Ndërkohë goli i vetëm për Poloninë u shënua nga Lewandowski me penallti në minutën e fundit të ndeshjes.

Tashmë Franca do të presë një prej skuadrave mes Angli dhe Senegalit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit