E diel, 5 Maj, 2024

Priten rrebeshe afatshkurtra, si parashikohet moti për sot

Moti për ditën e sotme do të karakterizohet nga reshje shiu të herëpashershme, të cilat do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht mesatar.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak gjatë ditës në zonat të izoluara në veriperëndim dhe jug, reshjet do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-8m/s, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12-18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2-6 ballë.

Ndërkohë për sa i përket temperaturave, në vlerat minimale termometri do të shënojë 2 gradë Celsius, ndërsa për sa i përket vlerave minimale do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit