E mërkurë, 24 Prill, 2024

Vuçiç refuzoi ftesën për në Samit, Rama: Nuk ka rrugë tjetër përveç ardhjes në Tiranë

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët dhe gazetarët, ka folur për samitin e Bashkimit Evropian që do të zhvillohet në Tiranë.

Rama tregoi se Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches nuk do të marrë pjesë dhe mungesën e tij e ka justifikuar me ditën e Kushtetutës së Spanjës që përkon me ditën që do të zhvillohet samiti.

Ndërkohë për sa i përket refuzimit të ftesës nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Rama tha se “Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti nuk do të ketë asnjë rrugë tjetër vetëm se të vijë në Samit”.

Ndërkohë mësohet se arsyeja e zemëratës së Vuçiç lidhet me emërimin e kryetarit të Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiç, në postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit