E premte, 17 Maj, 2024

E quajti Granitin rrugaç për gjestin ndaj serbëve, Ragip Xhaka i përgjigjet ashpër analistes nga Kosova

E quajti Granitin rrugaç për gjestin ndaj serbëve, reagon Ragip Xhaka.

Babai i Granit Xhakës reagoi mbrëmë ndaj atyre që e cilësojnë rrugaç të birin, pasi preku organet gjenitale në ndeshjen Serbi-Zvicër. Ai iu përgjigj edhe analistes Zana Avdiu që ishte e ftuar në emisionin “Favoriti i Botërorit” në Televizion T7 dhe që reagoi ashpër pë gjestin e Granitit.

Ragip Xhaka i tha se Avdiut duhet t’i vijë turp që e quan Xhakën rrugaç.

“Nuk jam njeri i televizioneve e i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgjeve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkujtoj. E para: t’i tregoj se kush jam. Ajo kur merret me një fjalë rrugaçë, t’i vjen turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria. I kundërvihet një djali që është gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenarë. I thotë Granitit rrugaç. Po më vjen keq që një femër me shkru një fjali. Më së pari të ma tregon fjalën rrugaç. Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë. Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk e ka bo gjestin politik as shovinist as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkon, as me sha kërkon. Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta (e ka fjalën për Serbinë) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”, tha Ragip Xhaka në T7. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit