E premte, 17 Maj, 2024

FOTOLAJM – Deputeti Sula protestë ndryshe, shkon në Kuvend me një thes me ullinj: Fermerët nuk po shesin dot vajin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në shenjë proteste ka shkuar me një thes me ullinj në Kuvend.

Kjo protestë simbolike e tij është bërë për shkak se shumë fermerë janë ankuar pasi nuk po shesin dot vajin e ullirit edhe pse çmimin e kanë ulur. Sula me këtë protestë ka kërkuar që vëmendja e shtetit për fermerët të jetë më e madhe, pasi janë duke falimentuar

Ka kaq shumë prodhim dhe kjo është mund dhe djersë e fshatarëve. Atje punojnë gjatë gjithë vitit, por problemi fillon duke filluar nga vjelja se nuk ka njerëz se kush t’i vjelë. Sot 1 litër vaj ulliri ke fat nëse e shet me 4 mijë lekë të vjetra.

Qeveria nuk u jep asnjë subvencion fermerëve dhe fshatarëve për t’i ndihmuar. Qeveria nuk e di, ndaj ju bëj thirrje të heqin takat dhe të zbresin nga makinat e bukura dhe të shkojnë atje te fshatarët”, ka thënë ai në hyrje të Kuvendit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit