E diel, 28 Prill, 2024

Sali Berisha: Do të ishte e pafalshme nëse nuk do të ishim të gjithë në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria

Unë e di, që ata që mblidhen nesër, sigurisht nuk mund të garantojnë votën tonë të lirë, por të paktën ta dinë se njeriu që kanë përballë, e ka karrigen e kalbur mbi votat e vjedhura të shqiptarëve.

Unë e di se ata që mblidhen nesër, nuk mund të na shpëtojnë nga vjedhjet e fondeve publike dhe pasurive publike, por të paktën duhet ta dinë që kur t’i japin dorën atij, të kontrollojnë xhepat.

Ai është në fakt kryehajduti i shqiptarëve, i të gjitha kohërave. Unë e di që askush nuk do të vijë të na çlirojë ne nga narkoshteti, ne dhe vetëm ne do çlirohemi prej tij, por jetike është t’u dëshmojmë se njeriu që qëndron në tavolinë në emër të shqiptarëve, është një Noriegë me atlete të kuqe Adidas. Do të ishte e pafalshme nëse nuk do të ishim të gjithë në protestën më të madhe, më madhështore që Shqipëria ka njohur në historinë e saj. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit