E enjte, 18 Prill, 2024

VIDEO – ByPass i rrugës së Arbrit segment i vështirë për drejtuesit e mjeteve, rrezik për aksidente

ByPass i rrugës së Arbrit që kalon nga fshati Bastar Murrizë i Tiranës në Xibër – Murrizë të Klosit, vijon të jetë një segment i vështirë për drejtuesit e mjeteve.

Por si të mos mjaftonte kjo, në rrugë ka probleme herë pas here kryesisht në anën e Tiranës. Gropat që hapen shpesh dhe deformimi i rrugës e bëjnë kalimin e automjeteve të vështirë dhe të pasigurtë.

Ky është një pjesë e dëmtuar në fshatin Bastar të Tiranës, por sinjalistika e vetme për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve janë këto gurë. Duke qenë se dëmtimi i rrugës është në një pikë me fushë pamje të kufizuar për të gjithë ata që udhëtojnë drejt Qarkut Dibër, rreziku për të rënë në të apo për tu aksidentuar është i madh.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se firma duhet të marrë masa të menjëhershme sa ende nuk ka ndodhur ndonjë aksident.

Për shkak të këtyre problemeve në By Pass-in e Murrizit ndodhin përditë përplasje makinash, ku deri tani fatmirësisht kanë qenë pa viktima./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit