E diel, 5 Maj, 2024

Ambasada britanike reagon për sulmin ndaj Sali Berishës

Ambasada e Britanisë në Tiranë ka dënuar dhunën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në protestën e zhvilluar sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se dhuna nuk ka vend në demokraci dhe se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë të drejtën për protesta paqësore.

Ambasada thotë se sulmi ndaj Berishës është i papranueshëm për fjalën e lirë.

Postimi i Ambasadës së Britanisë:

Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë të drejtën për protesta paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm për fjalën e lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah me krah në mbështetjen tonë për demokraci dhe shtetin e se drejtës. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit